Çfare eshte Hallall? Hallall eshte term ne arabisht per "e lejuar". Ne terminologjine Islame, nenkupton "E lejuar" sipas rregullave te Islamit. Kryesisht perdoret per ushqimin, por ne te vertete ka te beje me cdo gje ne jeten tone qe nga veshja deri te veprat, dmth cdo veprim i cilesuar si i lejueshem ne Islam. Çfare eshte Haram (Jo hallall) Termi Haram i referohet çfaredo lloj gjeje e cila konsiderohet e pa-ligjshme sipas Islamit. Harami prek te njejten lemi qe prek dhe hallalli, por sigurisht qendron ne te kundert te tij. Pra haram cilesohen ushqimet e ndaluara, veprimet (sjelljet) e ndaluara, vjedhjes, tradhetise, harami shkon deri tek shikimet dhe mendimet tona. Çfare eshte Tayyib? Perkthimi i drejte-per-drejte i fjales Tayyib eshte i mire/i paster/i plote. Zakonisht perdoret nga Muslimanet kur i referohen ushqimit te nje cilesie te larte, si p.sh. bio, ose organike. Per kete arsye, ushqimi mund te jete Hallall (i prodhuar me perberes te lejuar, dhe ne menyren e lejuar) por nuk eshte Tayyib (i nje cilesie te larte) Çfare eshte ushqimi Hallall? Ushqim i cili eshte i lejuar sipas literatures Islme. Ne fokus, ben pjese ne kete grup cdo ushqim i cili nuk bie ne kategorine e Haramit (te te ndaluares). Megjithese ka mendime te ndryshme, te gjitha shkollat islame bien dakord qe ushqimet/pijet duhet te mos kene asnje pjese prej mishit te derrit dhe/ose nen-produkteve te tij, nuk duhet te permbajne alkohol, lende toksike, lende helmuese, perberes te demshem (sic jane hormonet) apo te jete higjenikisht i papaster. Te gjitha gjallesat e lejuara per konsumim duhen therur ne perputhje me metodologjine e pershkruar nga legjistlatura Islame e cila njihet si Zabihah. Cili eshte kuptimi i Zabiha? Zabiha nen-kupton menyren Islame te therjes se nje kafshe (ose shpendi). Muslimanet e kensiderojne kete metode, si rrugen me njerezore pe rte therur nje kafshe te destinuar per konsum. Çfare eshte mishi Hallall? Ka diferenca te vogla midis mendimeve te dijetareve te Islamit, por dakortimi i pergjithshem eshte qe te gjitha gjallesat e ujit jane Hallall, dhe qe kafshet barëngrënese te tokes jane hallall kur ato theren (jane therur) ne perputhje me rregullat Islame. Kush jane Trupat e Certifikimit Hallall? Trupat e certifikimit hallall ne pergjithesi (por jo detyrimisht) jane trupa vendorë te cilet kryejne certifikimi brenda shtetit/rajonit dhe nga njehere keto trupa (funksionimi i tyre) rregullohet me ligj te vecante. Ne disa shtete (kryesisht ne vendet arabe) certifikimi hallall kryhet nga autoritetet qeverisese. Çfare do te thote "Çertifikuar Hallall"? Produkte ose prodhues te cilet jane verifikuar dhe njohur nga trupat ligjore te certifikimit Hallall dhe me pas jane pajisu me certifikaten e cila verteton qe produktet e tyra jane neperputhje me statusin e Hallall-it Çfare jane Restorantet Hallall? Restrorante te cilave u eshte leshur certifikata Hallall nga trupat verifikuese/certifikuese dhe vertetojne qe ushqimet e sherbyra ne keto restorante jane Hallall. Çfare eshte nje Kuzhine e certifikuar Hallall? Eshte nje kuzhine e cila perdoret VETEM per gatime te ushqimeve Hallall. Ne te tilla kuzhina ka nje ndarje te plote midis ushqimeve Hallall dhe atyre Haram per tu siguruar qe nuk ka kryqezim ndotës midis tyre. Ne disa raste, nje restorant ka dy kuzhina te vecanta, ku vetem njera eshte hallall, ne kete rast ushqimet e sherbyera nga kjo kuzhine certifikohen Hallall edhe pse keto ushqime me pas do te sherbehen ne te njejtin restorant ku sherben edhe kuzhina Haram. Keto raste kryesisht i gjejme ne boten perendimore apo ne shtetet me shumice jo-muslimane dhe keto restorante mbajne shenjen "Halal friendly" Çfare eshte logo e Hallall? Eshte nje logo e cila i bashkengjitet produkteve te certifikuara Hallall me autoprizim te autoriteteve certifikuese, me qellim njohjen e ketij produkti si te pregatitur ne perputhje me standartet Islame. Çfare nenkuptohet me Ushqim per Muslimane/Muslim Friendly Food/Pa derr-Pa xhelatine-Pa dhjame derri? Keto shenime jane vendosur ne disa restorante per te treguar qe ushqimi mund te konsumohet nga Muslimanet, por ne keto shenime ka shume pa-qartesi. Ata mundohen te sugjerojne qe ushqimi eshte "miqesor" per Muslimanet por kjo nuk do te thote qe eshte Hallall. Te mos perdoresh mishin e derrit, por te sherbesh mishin e qengjit i cili nuk eshte therur Hallall (sipas Zabihah) konsiderohet jo-Hallall gjithashtu. Si regjistrohen bizneset dhe produktet e tjera ne faqen MyHalal.al? Bizneset/produket mund te regjistrohen direkt ne website ose regjistrohen nga stafi i MyHalal.al. ne te dy rastet, kur nje biznes regjistrohet ai eshte i detyruar te furnizoje certifikaten Hallall (qe te listohet si i certifikuar Hallall) dhe ta publikoje kete certifikate me foto. Nese nuk e disponon, ai mund te regjistrohet si i "Vete-deklaruar Hallall" Ne rastet e vete-deklarimit, stafi i MyHalal.al ben te gjitha perpjekjet e duhura per te verifikuar gjendjen e ketyre bizneseve/produkteve, si dhe i fton ata te kryejne certifikim sa me shpejt. Si mundet MyHalal.al te sigurohet qe bizneset/produktet jane hallall: MyHalal.al ndjek hapat e meposhtem per tu siguruar qe nje biznes/produkt eshte hallall: 1-Biznese/produkte te certifikuara Hallall 2-Biznese te zoteruara nga pronare Muslimane 3-Garancia per Hallall nga punonjesit/stafi i biznesit 4-Kur jane produkte deti (Gjallesa uji) 5-Kur jane 100% vegjetariane dhe/ose vegane Sa te sigurta jane bizneset/produktet e listuara nga MyHalal.al? MyHalal.al dhe partneret tane, bejme maksimumin e mundshem per te verifikuar informacionin e furnizuar nga perdoruesist te cilet publikojne produkte/biznese ne web-faqen si dhe ne applikacionet tona. Gjithesesi, jeni te lutur (per subjektet e vete-deklaruara) te kryeni verifikim me punonjesit e ketyre subjekteve perpara se te vendosni te konsumoni prej tyre. Keni nje pyetje tjeter apo nje sugjerim? Na kontaktoni ne: info@myhalal.al ose kontaktoni direkt ne +355 67 7117 670